Skip to content

Trajtime Anti-Age

Kur rrudhat e mimikës e bëjnë fytyrën të duket më e lodhur nga sa ndihesh.

Vijat që theksohen kur ngre vetullat, vrenjtesh ose buzëqesh mund të bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe të ndryshojnë mënyrën si e percepton pamjen tënde. Nëse kërkon t’i zbusësh, trajtimi Anti-Age mund të ndihmojë duke reduktuar përkohësisht aktivitetin e muskujve që i krijojnë. Trajtimi fokusohet te rrudhat e mimikës në zona si balli, mes vetullave dhe anash syve. Te Glow Medical Skin Clinic në Tiranë, vlerësojmë mimikën dhe anatominë e fytyrës, për të përshtatur zonat dhe dozat me synimin për rrudha më të zbutura dhe një shprehje më të çlodhur.

Pamje më e freskët dhe më e çlodhur.

Zbutja e rrudhave të mimikës mund të reduktojë pamjen e lodhur ose të tensionuar, duke i dhënë shprehjes së fytyrës më shumë freski.

Lëkurë me pamje më të njëtrajtshme në zonat e trajtuara.

Vijat që krijohen nga kontraktimi i muskujve mund të bëhen më pak të dukshme, duke krijuar një pamje më të butë të ballit dhe zonës rreth syve.

Më pak theksim i vijave gjatë shprehjeve.

Reduktimi i përkohshëm i aktivitetit të muskujve të përzgjedhur mund të zbusë mënyrën si thellohen vijat kur ngre vetullat, vrenjtesh ose buzëqesh.

Rezultat i përshtatur me mimikën tënde.

Dozat dhe pikat e injektimit planifikohen për të balancuar përmirësimin estetik me ruajtjen e shprehjes natyrale. Rezultati varet nga anatomia dhe reagimi individual.

Përmirësim pa ndërhyrje kirurgjikale.

Trajtimi kryhet me injeksione të vogla në muskujt e përzgjedhur. Efekti zhvillohet gradualisht dhe është i përkohshëm; vlerësimi pas trajtimit ndihmon të përcaktohet nëse rezultati përputhet me planin.

Rrudha horizontale në ballë

Vija vertikale mes vetullave

Crow’s feet në cepat e jashtëm të syve

Rrudha të mimikës që mbeten të dukshme edhe në qetësi

Kontraktim i theksuar i muskujve që krijojnë vrenjtjen

Rrudha të mimikës në disa zona të fytyrës njëkohësisht

Pyetjet më të Shpeshta

Kur fillon të duket rezultati?

Efekti shfaqet gradualisht gjatë ditëve pas trajtimit. Vlerësimi i rezultatit zakonisht bëhet rreth dy javë pas procedurës, sipas produktit dhe udhëzimeve të mjekut.

Efekti zakonisht zgjat deri në 6 muaj, por mund t ndryshojë sipas produktit, dozës, zonës dhe reagimit individual. Përsëritja planifikohet pas vlerësëimit mjekësor.

Trajtimi mund të planifikohet për të zbutur rrudhat duke ruajtur lëvizjen e përshtatshme të fytyrës. Rezultati varet nga anatomia, dozat, pikat e injektimit dhe reagimi individual.

Trajtimi vepron kryesisht mbi rrudhat e mimikës. Humbja e volumit, lëshimi i lëkurës dhe ndryshimet në teksturë kërkojnë vlerësim për trajtime të tjera ose të kombinuara.

Përshtatshmëria përcaktohet gjatë konsultës. Mjeku vlerëson historinë shëndetësore, medikamentet, alergjitë dhe trajtimet e mëparshme. Shtatzënia, ushqyerja me gji dhe sëmundjet neuromuskulare duhet të diskutohen përpara procedurës.

Keni Pyetje apo Dëshironi më shumë Informacion?